Komploti i ri SHBA-Arabia Saudite për të ndarë Jemenin
I dërguari amerikan në Jemen ka rënë dakord me zyrtarët sauditë për ta ndarë Jemenin në dy pjesë, në veri dhe në jug.
Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, që nga marsi i vitit 2015ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka bllokuar vendin nga toka, deti dhe ajri. Lufta e Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj në Jemen deri më tani ka çuar në vdekjen e më shumë se shtatëmbëdhjetë mijë jemenasve, plagosjen e dhjetëra mijëra njerëzve dhe zhvendosjen e miliona jemenasve. Sipas faqes së lajmeve Al-Khabar Al-Alimani, "Tim Linderking", i dërguari i SHBA në Jemen, vendi i të cilit është një nga mbështetësit e sulmit të Arabisë Saudite ndaj Jemenit, gjatë udhëtimit të tij në Riad, arriti një marrëveshje me zyrtarët sauditë për të ndarë Jemenin në dy pjesë atë veriore dhe jugore. Sipas këtij raporti, Amerika ka sugjeruar që Jemeni i Jugut t'i dorëzohet milicive të njohura si Këshilli Tranzitor i Jugut, të cilët janë mercenarë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe që Jemeni i Veriut t'i përkasë Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të këtij vendi. Komploti i Amerikës për të ndarë Jemenin është në një situatë ku Amerika furnizon një pjesë të madhe të armëve të Arabisë Saudite. Duhet të theksohet se midis 2016 dhe 2020, Arabia Saudite bleu 24% të armëve amerikane të shitura nëpër botë.