Janar 11, 2023 15:16 Europe/Tirane
  • Rusia: Amerika u largua nga Afganistani për të arritur në Ukrainë

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë tha se qëllimi i tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani ishte trajnimi i forcave ukrainase për t'u përballur me Rusinë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës së fundmi nënshkroi një projekt-ligj buxhetor prej 1.7 trilion dollarësh, duke përfshirë edhe shumën 44.9 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken tha më parë se nëse SHBA nuk do të tërhiqej nga Afganistani, nuk do të ishte në gjendje të ndajë një buxhet të madh për të ndihmuar Ukrainën.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Nikolai Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtar të Rusisë, e konsideroi deklaratën e Blinken si një konfirmim të deklaratës së tij për tërheqjen e papritur të forcave amerikane nga Afganistani për t'u fokusuar në Ukrainë.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë tha: "Përveç parave për të cilat foli sekretari amerikan i shtetit, disa nga armët amerikane në Afganistan u transferuan në Evropë, veçanërisht në Poloni, dhe vetëm në këtë mënyrë Evropa ishte në gjendje t'i jepte ndihmë ushtarake qeverisë së Kievit".

Amerika dhe aleatët e saj kanë tërhequr forcat e tyre nga Afganistani pas njëzet vjetësh të pushtimit të vendit. Fushata ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj nuk kishte rezultat tjetër, përveç përhapjes së terrorizmit, luftës, dhunës, destabilitetit dhe pasigurisë dhe vrasjes së dhjetëra mijëra njerëz në Afganistan.

Tags