Zelenski: Përpjekja e Rusisë për të pushtuar qytetin Soldar është propagandë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i137974-zelenski_përpjekja_e_rusisë_për_të_pushtuar_qytetin_soldar_është_propagandë
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha: Përpjekja e Rusisë për të pushtuar qytetin Soldar në Ukrainën lindore është një mjet propagande për të ruajtur mbështetjen e brendshme për vazhdimin e luftës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 12, 2023 03:30 Europe/Tirane
  • Zelenski: Përpjekja e Rusisë për të pushtuar qytetin Soldar është propagandë

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha: Përpjekja e Rusisë për të pushtuar qytetin Soldar në Ukrainën lindore është një mjet propagande për të ruajtur mbështetjen e brendshme për vazhdimin e luftës.

Sipas CNN, pasi kreu i grupit mercenar Wagner pretendoi se qyteti i Soldar u pushtua nga forcat ruse, ndërkohë që ushtria ukrainase mohoi kapjen e qytetin nga forcat ruse. Serhiy Cherevatyi, zëdhënësi i Grupit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, për konfliktin në Soldar tha:  “Rusët thonë se është nën kontrollin e tyre. Nuk është e vërtetë. Marrja e Soldarit dhe minierave të kripës së këtij qyteti nga Rusia do të ketë vlerë simbolike, ushtarake dhe tregtare për Moskën.  Por situata në dhe rreth Soldarit duket e qetë dhe asnjë nga këto pretendime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Presidenti i Ukrainës gjithashtu të mërkurën mbrëma, duke vënë në dukje se qyteti i Soldar është shkatërruar pothuajse plotësisht deklaroi: Aktualisht qeveria ruse dhe aparati i saj propagandistik po mundohen ta paraqesin kapjen e një pjese të qytetit Soldar si një arritje ushtarake. Ai shtoi: Ata kanë nevojë për këtë arritje ushtarake për të fituar mbështetjen e popullit rus për të vazhduar luftën. Zelenski tha: Beteja vazhdon.  Aktualisht, situata në frontin e Donetskut është e qëndrueshme dhe ne po bëjmë vazhdimisht gjithçka që është e nevojshme për të forcuar fuqinë mbrojtëse të Ukrainës. Presidenti i Ukrainës shtoi:  Fuqia dhe kapaciteti ynë ushtarak po rritet dhe unë vlerësoj këtu të gjithë aleatët e Ukrainës që na ndihmojnë në këtë drejtim.