Macron: Franca nuk do t'i kërkojë falje Algjerisë për kolonizimin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i138010-macron_franca_nuk_do_t'i_kërkojë_falje_algjerisë_për_kolonizimin
Presidenti francez Emmanuel Macron edhe një herë tha se ai nuk do të "kërkojë falje" ndaj Algjerisë për kolonizimin francez, por shpreson të vazhdojë të punojë drejt pajtimit me homologun e tij algjerian Abdelmajid Tebboune.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 12, 2023 19:50 Europe/Tirane
  • Macron: Franca nuk do t'i kërkojë falje Algjerisë për kolonizimin

Presidenti francez Emmanuel Macron edhe një herë tha se ai nuk do të "kërkojë falje" ndaj Algjerisë për kolonizimin francez, por shpreson të vazhdojë të punojë drejt pajtimit me homologun e tij algjerian Abdelmajid Tebboune.

Në një intervistë për revistën Le Point të botuar të mërkurën vonë, Macron refuzoi të kërkonte falje për krimet dhe mizoritë që forcat franceze kryen gjatë 132 viteve të pranisë së tyre në Algjerinë koloniale nga vitet 1830 deri në 1962. “Nuk më takon mua të kërkoj falje, nuk bëhet fjalë për këtë, ajo fjalë do të na prishte të gjitha lidhjet”, tha Macron. "Gjëja më e keqe do të ishte të vendosnim: "kërkojmë falje dhe secili të shkojë në rrugën e vet", shtoi ai. “Puna mbi kujtesën dhe historinë nuk është një zgjidhje e të gjitha llogarive”, tha Macron. Presidenti francez shprehu gjithashtu shpresën se Tebboune "do të jetë në gjendje të shkojë në Francë në vitin 2023", për të kthyer vizitën e Macron në Algjer vitin e kaluar dhe për të vazhduar "punën e tyre të paprecedentë të miqësisë". Macron gjatë intervistës i tha gjithashtu shkrimtarit algjerian Kamel Daud se algjerianët "duhet të jenë në gjendje të shtrijnë përsëri dorën e miqëisë ndaj Parisit dhe të angazhohen, gjë që Presidenti Tebboune dhe unë kemi qenë në gjendje ta bëjmë".