Janar 14, 2023 16:13 Europe/Tirane
  • Policia amerikane vazhdon dhunën ndaj zezakëve

Aktivisti për të drejtat e zezakëve theksoi se çdo incident për zezakët mund të çojë në vdekjen e tyre nga policia.

Policia e Los Angeles lëshoi ​​së fundmi një deklaratë dhe njoftoi se mësuesi i anglishtes Keenan Anderson u gjet në vendin e një aksidenti trafiku në lagjen Venecia të Los Angeles më 3 janar.

Pamjet e një video të publikuar nga policia tregojnë se policia gjatë arrestimit të Keenan Anderson ka përdorur shumë herë goditje elektrike. Pas arrestimit të Anderson, ai u dërgua në një spital lokal, por ai vdiq nga infarkti kardiak.

Margaret Kimberly, themeluesja e Qendrës për Raportimin e Dhunës ndaj Zezakëve në Amerikë, në një intervistë me Press TV të premten, deklaroi: "Vitin e kaluar, forcat e policisë amerikane vranë mesatarisht tre qytetarë në ditë, dhe një nga këta njerëz ishte një persona me ngjyrë”.

Kimberly shtoi: "Por në këtë vend, një situatë e tillë është e pranueshme dhe nuk ka nevojë të justifikohet, sipas autoriteteve zyrtare. Policia e ka këtë fuqi dhe kompetencë mbi jetën tonë".

Kjo aktiviste e të drejtave të zezakëve në Amerikë deklaroi se më shumë se një mijë njerëz vriten nga policia në vit, dhe ne kemi një kulturë që promovon dhunën dhe militarizmin dhe nuk ka si të përballemi me veprimet e dhunshme të policisë në këtë vend.

Sipas Kimberly, forcat e policisë amerikane monitorojnë qytetarët me ngjyrë gjatë gjithë kohës, pavarësisht nga ndodhja e një incidenti. Disa thonë se kërkojnë ndihmë nga policia pas një aksidenti trafiku, por përballen me dhunën e policisë.

Tags