Guterres: Disa pjesë të tokës do të bëhen të pabanueshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i138124-guterres_disa_pjesë_të_tokës_do_të_bëhen_të_pabanueshme
Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, në vazhdën e ndryshimeve klimatike në botë paralajmëroi: Pasojat e ngrohjes globale do të jenë shkatërruese dhe shumë pjesë të planetit tonë do të bëhen të pabanueshme.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 15, 2023 08:04 Europe/Tirane
  • Guterres: Disa pjesë të tokës do të bëhen të pabanueshme

Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, në vazhdën e ndryshimeve klimatike në botë paralajmëroi: Pasojat e ngrohjes globale do të jenë shkatërruese dhe shumë pjesë të planetit tonë do të bëhen të pabanueshme.

Sipas  agjencisë IRNA, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres të shtunën në një mesazh për takimin e 13-të të Forumit Ndërkombëtar të Energjisë së Rinovueshme në Abu Dhabi bëri thirrje për një "revolucion" të energjisë së rinovueshme për një të ardhme më të ndritshme në botë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shtoi: Me politikat aktuale, ne deri në fund të shekullit do të shkojmë drejt shkallës 2.8 gradë të ngrohjes globale. Pasojat e kësaj ngrohjeje do të jenë shkatërruese. Disa pjesë të planetit tonë do të bëhen të pabanueshme dhe për shumë njerëz në botë, ky është një dënim me vdekje. Ai deklaroi: Burimet e rinovueshme të energjisë aktualisht përbëjnë 30% të prodhimit global të energjisë elektrike dhe pjesa e energjisë së rinovueshme në prodhimin e energjisë elektrike duhet të rritet në më shumë se 60% deri në vitin 2030 dhe në 90% deri në mes të shekullit. Guterres tha:  Valët vdekjeprurëse të të nxehtit, stuhitë ekstreme dhe kushtet e tjera të motit që tashmë po ndodhin, sipas shkencëtarëve që raportojnë mbi "ndryshimin e klimës"do të bëhen më intensive. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara këtë raport e konsideroi një shenjë paralajmëruese për njerëzimin dhe tha: Kambanat e alarmit janë shurdhuese. Ky raport duhet të jetë një thirrje zgjimi për heqjen dorë nga karburantet fosile dhe emetimet e qymyrit përpara se të shkatërrojmë planetin tonë.