Rusia paralajmëron Anglinë për dërgimin e tankeve në Ukrainë
Rusia paralajmëroi Britaninë për dërgimin e armëve të rënda ushtarake, duke përfshirë tanke dhe helikopterë, në Ukrainë.
Sipas Klubit të Gazetarëve të Rinj, Rusia paralajmëroi Anglinë se nëse tanket dërgohen në Ukrainë, kjo do të zgjasë edhe më tej luftën në këtë vend. Ambasada ruse në Angli njoftoi se kjo do të shkaktojë më shumë viktima në mesin e civilëve. Kjo është hera e parë që vendet perëndimore po kërkojnë të dërgojnë tanke në Ukrainë. Britania ka njoftuar se planifikon të dërgojë në Ukrainë 14 tanke luftarake Challenger 2, 30 artileri vetëlëvizëse AS-90 dhe katër helikopterë sulmues Apache. Pas kësaj, Amerika njoftoi dërgimin e automjeteve ushtarake për njësitë e këmbësorisë. Këto vendime do të ndryshojnë situatën e luftës. Duke dërguar tanke britanike Challenger 2 në Ukrainë, ky vend do të kthehet në një fushëbeteje të vërtetë.