Bashkimi Evropian: Marrëveshja bërthamore nuk ka vdekur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i138228-bashkimi_evropian_marrëveshja_bërthamore_nuk_ka_vdekur
Bashkimi Evropian ka deklaruar se përkundër atmosferës së fundit që po krijojnë grupet anti-iraniane, po bëhen përpjekje për të thyer bllokimin e negociatave për heqjen e sanksioneve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 16, 2023 16:36 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian: Marrëveshja bërthamore nuk ka vdekur

Bashkimi Evropian ka deklaruar se përkundër atmosferës së fundit që po krijojnë grupet anti-iraniane, po bëhen përpjekje për të thyer bllokimin e negociatave për heqjen e sanksioneve.

Negociatat për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit u filluan në Vjenë më 4 gusht 2022 dhe përfunduan më 8 gusht me kthimin e delegacioneve në kryeqytete.

Ky raund negociatash u mbajt pasi Bashkimi Evropian pretendoi se kishte hedhur në tryezë një paketë të re propozimesh, e cila përfshin zgjidhje të përditësuara në lidhje me heqjen e sanksioneve dhe hapat e programit të energjisë atomike të Iranit.

Shumica e shteteve pjesëmarrëse në bisedime duan një përfundim më të shpejtë të bisedimeve. Irani thotë se nëse pala amerikane vepron realisht, atëherë është e mundur të arrihet një marrëveshje në Vjenë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Peter Stano, zëdhënësi për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, të hënën deklaroi: "Marrëveshja bërthamore nuk ka vdekur përfundimisht dhe në këtë pikë dhe siç ka njoftuar publikisht përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (Joseph Borrell), jemi në një situatë ku bisedimet janë në një bllokadë dhe synimi ynë është të përpiqemi të dalim nga kjo bllokadë. Kushtet nuk janë të thjeshta, por ne vazhdojmë konsultimet dhe në këtë drejtim, shefi i diplomacisë evropiane është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e punëve të jashtme të Iranit dhe pjesëmarrësit e tjerë në marrëveshjen bërthamore për të ecur përpara dhe të keni një përgjigje përfundimtare".