Parlamenti Evropian voton kundër pezullimit të negociatave për JCPOA
(last modified Fri, 20 Jan 2023 07:45:02 GMT )
Janar 20, 2023 08:45 Europe/Tirane
  • Parlamenti Evropian voton kundër pezullimit të negociatave për JCPOA

Propozimi i paraqitur nga disa anëtarë të Parlamentit Evropian për pezullimin e negociatave për JCPOA nuk u votua.

Sipas raportit të grupit ndërkombëtar të agjencisë së lajmeve Fars, përfaqësuesi suedez i Parlamentit Evropian, i cili ishte një nga hartuesit e amendamentit për pezullimin e negociatave të JCPOA në këtë parlament, shprehu pakënaqësinë e tij për dështimin e këtij plani. Charlie Wimmers, një anëtar suedez i Parlamentit Evropian, i cili ishte një nga hartuesit e këtij amendamenti të propozuar, në Twitter shkroi:  “Parlamenti Evropian votoi kundër pezullimit të negociatave të JCPOA. Ka ende shumë për të bërë derisa përfaqësuesit të kërkojnë përfundimin e negociatave të pafrytshme. Amendamenti ynë u refuzua.» Pavarësisht kësaj, një tjetër amendament, i cili u hartua nga Charlie Ëimmers, u miratua nga Parlamenti Evropian.  Ky amendament, i cili iu shtua një rezolute anti-iraniane dhe u miratua nga Parlamenti Evropian, kërkonte përfshirjen e Gardës Revolucionare Islamike në listën e të ashtuquajturave organizata "terroriste" të Bashkimit Evropian.  Të enjten përfaqësuesit e Parlamentit Evropian miratuan këtë rezolutë anti-iraniane të titulluar “Përgjigje ndaj protestave dhe ekzekutimeve në Iran”. Një nga dispozitat e kësaj rezolute ishte amendamenti i propozuar nga Charlie Wimers dhe një grup kolegësh të tij, i cili kërkon që emri i IRGC të futet në listën e të ashtuquajturave organizata terroriste të Bashkimit Evropian. Aprovimet e Parlamentit Evropian nuk janë detyruese dhe konsiderohen vetëm si propozim për Këshillin Evropian. Veprimi anti-iranian i Parlamentit Evropian është një vazhdim i politikës së Trump, i cili për herë të parë e vendosi institucionin zyrtar ushtarak të një vendi në të ashtuquajturën listë terroriste.