Moskë: Forcat ruse kanë avancuar në rajonin Zaporizhia
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi të dielën se forcat e armatosura të Rusisë për të dytën ditë me radhë kanë bërë përparime në pozicionet e tyre në rajonin Zaporizhzhia në jug të Ukrainës, ku ndodhet termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.
Ministria ruse e Mbrojtjes shtoi: "Njësitë e Qarkut Ushtarak Lindor të Rusisë kanë fituar territore të reja dhe pozicione superiore në operacionin sulmues ndaj rajonit Zaporizhia". Rusia ka shtuar se trupat e saj, përveç shkaktimit të viktimave në Forcat e Armatosura të Ukrainës, kanë shkatërruar armë të tilla si automjetet luftarake dhe të blinduara, njësi artilerike Obus dhe 2 raketahedhës Himars të prodhuara nga SHBA. Kievi të shtunën i quajti të ekzagjeruara pretendimet e Moskës për avancimin në Zaporizhia. Forcat e kompanisë private Wagner të lidhura me Rusinë janë përfshirë në betejat në Ukrainë. Asnjë nga 2 palët nuk ka qenë në gjendje të bëjë përparime dhe lëvizje të rëndësishme në frontin jugor që kur forcat ruse u larguan nga qyteti Kherson në nëntor 2022.