Greva mbarëkombëtare e punonjësve të shëndetësisë në Angli dhe Uells
(last modified Tue, 24 Jan 2023 06:56:47 GMT )
Janar 24, 2023 07:56 Europe/Tirane
  • Greva mbarëkombëtare e punonjësve të shëndetësisë në Angli dhe Uells

Punëtorët e urgjencës në Angli dhe Uells njoftuan të hënën se kanë hyrë sërish në grevë për të protestuar për kushtet e tyre të jetesës dhe nevojën për të përmirësuar kushtet e tyre të punës.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, greva e punonjësve të urgjencës britanike është në prag të grevave të gjera që sindikatat dhe infermierët kishin planifikuar dhe paralajmëruar që nga muaji i kaluar. Sipas kësaj media, Unison, sindikata më e madhe në Angli, njoftoi se 15 mijë punonjës të urgjencës në Angli do të dalin në grevë së bashku me 5000 punëtorë të spitaleve të Liverpulit. Shërbimi i Urgjencës në Londër ka këshilluar njerëzit që të telefonojnë 911-ën vetëm në situata "kërcënuese për jetën". Edhe infermierët britanikë kanë nisur një grevë të paprecedentë, e cila tregon pakënaqësinë e gjerë të sistemit kombëtar britanik të shëndetësisë ndaj buxhetit të qeverisë. Qeveria britanike më parë kishte lëshuar një deklaratë ku njoftoi se synon të përdorë personelin ushtarak në rast të mungesës së personelit mjekësor dhe shoferëve të ambulancës.

Tags