SHBA-ja e gatshme t'i sigurojë Ukrainës avionë luftarakë F-16
Prodhuesi amerikan i avionëve ushtarakë Lockheed Martin ka thënë se është gati të plotësojë kërkesa të reja për avionë luftarakë F-16 për të ndihmuar forcat ukrainase të luftojnë kundër Rusisë.
RT citoi një intervistë në Financial Times, në të cilën shefi operativ i prodhuesit të aeroplanëve, Frank St. John tha se disa vende të treta dëshirojnë t'i dërgojnë këta avionë për forcat ukrainase për t'i përdorur për të luftuar kundër rusëve. Ai tha se Lockheed Martin nuk ishte i përfshirë në asnjë negociatë të drejtpërdrejtë në lidhje me dërgesat e mundshme të avionëve ushtarakë në Ukrainë. Megjithatë, St. John deklaroi se kompania e tij planifikoi të rrisë prodhimin e avionëve luftarakë për të arritur në pikën ku do të jetë në gjendje të "përmbushë me shumë aftësi çdo vend që zgjedh të bëjë transferime të këtyre avionëve për të ndihmuar Ukrainën në konfliktin aktual". Ndërkohë, Holanda ka shprehur gatishmërinë për të transferuar në Ukrainë 40 avionët e saj luftarakë F-16. Ne nuk kemi "asnjë tabu" në lidhje me shtrirjen e mbështetjes ushtarake për Ukrainën dhe e shikojmë luftën e Ukrainës si një mundësi për të bërë përmirësime, deklaroi qeveria holandeze. Edhe Danimarka dhe disa vende të tjera kanë shprehur dëshirën për të dërguar aeroplanë në Ukrainë, por të tjerët janë të shqetësuar se kjo mund ta përshkallëzojë luftën edhe jashtë territorit ukrainas.