Janar 28, 2023 08:02 Europe/Tirane
  • Demonstrata kundër vrasjes së një zezaku nga policia amerikane

Qytetarët e qytetit Memphis në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën në rrugë për të protestuar kundër vrasjes së një zezaku nga policia e këtij vendi.

Tyree Nichols, shtetasi me ngjyrë 29 vjeç, u arrestua dhe u rrah rëndë nga policia më 7 janar për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, i cili pasi u transportua për në spital ndërroi jetë. Autoritetet amerikane kanë akuzuar pesë oficerë policie për vrasje të shkallës së dytë në rrahjen fatale të këtij burri me ngjyrë në Tenesi. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, pas publikimit të imazheve televizive lidhur me vrasjen e Tyree Nichols në qytetin Memphis të Shteteve të Bashkuara, pati një skenë protestash kundër vrasjes së këtij zezaku nga policia. Të zemëruarit e këtij qyteti protestuan për sjelljen e dhunshme të policisë amerikane, veçanërisht në trajtimin e zezakëve. Statistikat e reja nga grupi "Mapping Police Violence" ("monitorimi i dhunës policore") tregojnë se policia amerikane në vitin 2022 ka vrarë 1,176 njerëz. Ekspertët këtë statistikë e konsiderojnë si fakt që tregon dhunën e madhe që usthron policia amerikane ndaj zezakëve të cilët përbëjnë 13% të popullsisë amerikane.

Tags