Dëshira e britanikëve për t'u rikthyer në Bashkimin Evropian
(last modified Sat, 28 Jan 2023 07:02:44 GMT )
Janar 28, 2023 08:02 Europe/Tirane
  • Dëshira e britanikëve për t'u rikthyer në Bashkimin Evropian

Rezultatet e sondazhit të fundit në Britaninë e Madhe tregojnë se shumica e njerëzve në këtë vend duan të kthehen në Bashkimin Evropian.

Populli i Britanisë, këto ditë, kur inflacioni në vendin e tyre ka arritur nivelin më të lartë në gjysmën e shekullit të fundit, janë më të vetëdijshëm për kotësinë e Brexit-it. Në marrëveshjen e arritur, Britania nuk mori asnjë pikë të veçantë dhe ajo që interpretohet si ruajtja e sovranitetit apo marrja në dorë e fatit të vendit, me kufizimet e vendosura në këtë marrëveshje është praktikisht e pakuptimtë. Edhe pse qeveria britanike këmbëngul se problemet ekonomike të vendit janë shkaktuar nga lufta në Ukrainë, analistët i atribuojnë një kontribut më të madh Brexit-it. Sipas IRNA, rezultatet e Institutit prestigjioz BMG tregojnë se shumica e britanikëve besojnë se nëse vendi kthehet në Bashkimin Evropian, kriza e kostos së jetesës do të përmirësohet dhe tregtia me vendet e tjera do të zhvillohet. 47% në këtë sondazh parashikuan se ri-anëtarësimi i Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Evropian do të ketë efekte pozitive dhe 24% mendojnë të kundërtën. Sipas atyre që morën pjesë në këtë sondazh, me ri-anëtarësimin britanik në Bashkimin Evropian, situata do të përmirësohet edhe problemet e sistemit shëndetësor në kolaps të këtij vendi, pozicioni dhe ndikimi i tij në botë do të zgjidhen. E vetmja fushë ku ata e shohin kthimin e Britanisë në BE si të padobishme është emigracioni. Pas referendumit të vitit 2016 për daljen nga Bashkimi Evropian, Londra u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian më datë 31 janar 2020.

Tags