Putin: Neo-nazistët po kryejnë krime në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i138826-putin_neo_nazistët_po_kryejnë_krime_në_ukrainë
Putin edhe një herë pretendoi se "neo-nazistët" po kryejnë krime në Ukrainë, një akuzë që Moska e përdor për të justifikuar luftën në Ukrainë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 28, 2023 16:17 Europe/Tirane
  • Putin: Neo-nazistët po kryejnë krime në Ukrainë

Putin edhe një herë pretendoi se "neo-nazistët" po kryejnë krime në Ukrainë, një akuzë që Moska e përdor për të justifikuar luftën në Ukrainë.

Sipas AFP, presidenti rus Vladimir Putin tha: "Harrimi i mësimeve të historisë do të çojë në përsëritjen e tragjedive të tmerrshme. Ka dëshmi për krime kundër civilëve, spastrim etnik dhe masa ndëshkuese nga neo-nazistët në Ukrainë. Kjo është e keqja me të cilën luftojnë me guxim ushtarët tanë". Mbështetësit e pushtimit rus të Ukrainës e krahasojnë trajtimin e ukrainasve ndaj rusishtfolësve në vend me veprimet e Gjermanisë naziste.Putin tha se një nga qëllimet e sulmit ndaj Ukrainës është eliminimi i neo-nazistëve ose "de-nazifikimit" në këtë vend. Ai shtoi: Përpjekja për të ulur rëndësinë e ndihmës ruse në fitoren e madhe kundër Hitlerit në të vërtetë është e barabartë me justifikimin e krimeve të nazizmit dhe i hap rrugën ringjalljes së një ideologjie vdekjeprurëse.