Polonia rekruton numër “rekord” të ushtarëve
(last modified Sun, 29 Jan 2023 18:47:13 GMT )
Janar 29, 2023 19:47 Europe/Tirane
  • Polonia rekruton numër “rekord” të ushtarëve

Forcat e armatosura të Polonisë kanë rekrutuar numrin më të madh të ushtarëve që nga viti 2008, pasi pushtimi rus i Ukrainës ka ngjallur interes më të madh për të mbrojtur atdheun.

Polonia rekrutoi më shumë se 13.500 ushtarë profesionistë vitin e kaluar, tha më 28 janar ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak. Numri është i barabartë me rreth 8 për qind të totalit të forcave të armatosura të Polonisë prej 164.000 trupash. Polonia, e cila kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit, synon të rrisë numrin e forcave të saj të armatosura në 300.000 ushtarë profesionistë gjatë viteve të ardhshme. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Polonia e ka ndihmuar këtë shtet me armatim, duke dërguar edhe rreth 250 tanke.

 

Tags