Janar 30, 2023 09:02 Europe/Tirane
  • Pretendimi i Johnson për kërcënimin me raketa të Putinit

Ish-kryeministri i Anglisë pretendoi se presidenti rus Vladimir Putin para fillimit të luftës në Ukrainë e ka kërcënuar atë me një sulm raketor dhe tha se ai e kishte bërë këtë gjë brenda një minute.

Sipas IRNA, Boris Johnson e bëri këtë pretendim në një dokumentar të transmetuar në BBC dhe pretendoi se gjatë një telefonate "shumë të gjatë" me palën ruse në shkurt 2022, kishte paralajmëruar se shpërthimi i luftës do të ishte një fatkeqësi e plotë. Ai shtoi se e kishte paralajmëruar Putinin se sulmi ndaj Ukrainës do të çonte në sanksione perëndimore dhe një rritje të forcave të NATO-s në kufijtë e Rusisë. Megjithatë, ish-kryeministri britanik pretendoi: “Në një moment ai më kërcënoi duke më thënë: “Boris, nuk dua të të lëndoj, por me një raketë çdo gjë mbaron në një minutë”. Sipas këtij dokumentari, 9 ditë më vonë, më 11 shkurt; Ben Wallace Ministri britanik i Mbrojtjes shkoi në Moskë për të takuar homologun e tij rus, Sergei Shoigu. Ai u largua nga Rusia i sigurt se ajo nuk do të pushtonte Ukrainën, por tha se të dyja palët e dinin se kjo ishte një gënjeshtër. Ky dokumentar më tej tregon se në më pak se dy javë, më 24 shkurt tanket ruse hynë në Ukrainë dhe filluan luftën.

Tags