Policia finlandeze: Ne nuk lejojmë përdhosjen e Kuranit
Bordi Kombëtar i Policisë së Finlandës deklaroi se vendi nuk do të lejojë djegien e Kuranit në hapësira publike, duke thënë se ligjet specifikojnë se përdhosja e shkrimeve fetare është një krim i dënueshëm.
Pas reagimeve negative globale ndaj veprimeve të politikanëve suedezë, holandezë dhe danezë në përdhosjen e Kuranit të Shenjtë në publik, policia finlandeze njoftoi qasjen e saj për të parandaluar përsëritjen e këtij akti të urryer dhe anti-islamik. Bordi Kombëtar i Policisë së Finlandës të hënën në një deklaratë njoftoi se forcat policore të vendit nuk do të lejojnë djegien e Kuranit në publik. Policia finlandeze theksoi se djegia ose përdhosja e shkrimeve fetare në publik është një shembull i këtij krimi dhe do të dënohet. Një sondazh nga faqja e internetit Olei tregon gjithashtu se shumica e ligjvënësve finlandezë duan që ligji i vendit për shenjtërinë e feve, i cili përfshin gjashtë muaj burg, të mbetet në fuqi.