Zjarrfikësit britanikë ranë dakord për një grevë mbarëkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i138960-zjarrfikësit_britanikë_ranë_dakord_për_një_grevë_mbarëkombëtare
Zjarrfikësit britanikë kanë rënë dakord për një grevë mbarëkombëtare për pagat, ka njoftuar sindikata britanike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2023 05:17 Europe/Tirane
  • Zjarrfikësit britanikë ranë dakord për një grevë mbarëkombëtare

Zjarrfikësit britanikë kanë rënë dakord për një grevë mbarëkombëtare për pagat, ka njoftuar sindikata britanike.

Sipas IRNA nga Reuters, më parë anëtarët e sindikatës së zjarrfikësve kishin refuzuar propozimin e qeverisë për një rritje të pagave prej 5%. Pas marrëveshjes së zjarrfikësve për një grevë mbarëkombëtare, sindikata britanike njoftoi se qeveria dhe punëdhënësit kanë dhjetë ditë kohë për të paraqitur dhe votuar një propozim reforme për të parandaluar këto greva.  Inflacioni i pakontrollueshëm, rritja e çmimit të ushqimeve dhe energjisë, mungesa e gazit dhe e energjisë elektrike dhe ndërprerja e ujit, kanë bërë që të gjithë njerëzit e Anglisë, të cilët janë të privuar nga mirëqenia e zakonshme, të protestojnë dhe të futen në grevë. Kryeministri i Anglisë së fundmi pranoi faktin se vendi përballet me probleme të thella ekonomike dhe deklaroi se njerëzit nuk duhet të presin që qeveria të jetë zgjidhja për të gjitha problemet e tyre financiare.