Franca dhe Australia bien dakord të furnizojnë Ukrainën me armë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i138962-franca_dhe_australia_bien_dakord_të_furnizojnë_ukrainën_me_armë
Ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme të Francës dhe Australisë të hënën, pas bisedimeve të tyre "2+2" në Paris, njoftuan se synojnë të prodhojnë bashkërisht municion artilerie për Ukrainën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2023 05:17 Europe/Tirane
  • Franca dhe Australia bien dakord të furnizojnë Ukrainën me armë

Ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme të Francës dhe Australisë të hënën, pas bisedimeve të tyre "2+2" në Paris, njoftuan se synojnë të prodhojnë bashkërisht municion artilerie për Ukrainën.

Sipas Reuters, ministri francez i Mbrojtjes Sébastien LeCorneau tha se Parisi dhe Canberra kanë rënë dakord të prodhojnë "disa mijëra" predha artilerie 155 mm për të ndihmuar Ukrainën. Ministri i Mbrojtjes i Francës gjithashtu shprehu shpresën se dorëzimi i këtyre municioneve në Ukrainë do t'i dorëzohet Kievit brenda dy muajve të ardhshëm. Sipas marrëveshjes, Australia dhe Franca së bashku do të prodhojnë municion që mund të përdoret nga artileria franceze, amerikane dhe gjermane e dërguar në Ukrainë. Këto deklarata LeCorneau i bëri pas takimit me homologun e tij australian Richard Marles në Paris. Kjo është biseda e parë e përbashkët mes zyrtarëve të lartë francezë dhe australianë që pas mosmarrëveshjes së tyre për nëndetëset. Në vitin 2021, Canberra anuloi kontratën e porosisë së nëndetëseve shumë miliarda dollarësh me kompaninë franceze "Naval Group" dhe në vend të kësaj nënshkroi një kontratë alternative me Shtetet e Bashkuara dhe Anglinë. Ky vendim zemëroi Francën dhe çoi në një krizë diplomatike mes dy vendeve.