Reuters: Irani po pasuron uraniumin në nivelin 60% në Fordo
Bazuar në një raport nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se Irani është duke pasuruar uranium në nivelin 60% në objektet e tij në Fordo , gjë që bie ndesh me atë që Teherani i kishte raportuar agjencisë.
Sipas Reuters, Rafael Grossi Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ka thënë se Irani ka filluar pasurimin e uraniumit në nivelin 60% në objektet bërthamore në Fordo. Reuters pretendon se në raportin konfidencial të agjencisë, i cili u posedua nga kjo agjenci e lajmeve të mërkurën, ky organ i OKB-së kritikoi Iranin me pretekstin e krijimit të një ndryshimi të paparalajmëruar në lidhje me vendosjen e 2 kaskadave të centrifugave IR-6 për pasurimin e uraniumit në gradën 60%. Kjo agjenci e lajmeve shtoi: Në një raport për anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Drejtori i Përgjithshëm Rafael Grossi u tha anëtarëve të kësaj organizate se ai është i shqetësuar se Irani pa njoftim paraprak të Agjencisë ka bërë një ndryshim thelbësor në informacionin e projektimit të Uzinës së Pasurimit të Karburantit Fordo për prodhimin e uraniumit të pasuruar në nivel të lartë.