Austria dëbon katër diplomatë rusë me akuzë të spiunazhit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i139072-austria_dëbon_katër_diplomatë_rusë_me_akuzë_të_spiunazhit
Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka bërë të ditur dëbimin e katër diplomatëve të Rusisë duke përfshirë edhe diplomatinë e Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuar në selinë e Vjenës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 02, 2023 10:47 Europe/Tirane
  • Austria dëbon katër diplomatë rusë me akuzë të spiunazhit

Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka bërë të ditur dëbimin e katër diplomatëve të Rusisë duke përfshirë edhe diplomatinë e Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuar në selinë e Vjenës.

Ministria e Jashtme e Austrisë tha më 2 shkurt se ka dëbuar katër diplomatë rusë për veprime që bien ndesh me statusin e tyre diplomatik. Ministria austriake e jashtme tha se diplomatët duhet të largohen nga vendi deri më 8 shkurt.

Ministria tha në një deklaratë se dy diplomatë punonin në Ambasadën ruse, ndërsa dy të tjerët ishin anëtarë të misionit rus në Kombet e Bashkuara në Vjenë, por nuk u dhanë më shumë detaje.

Deri tani nuk ka pasur reagim nga Moska.

Në prill të vitit 2022, Austria kishte dëbuar gjithashtu katër diplomatë tjerë rusë me arsyetimin e njejtë.

Deri tani, shumë shtete të BE-së kanë dëbuar diplomatë rusë pas dënimit ndërkombëtar të mizorive që pretendohet se forcat ruse kanë kryer ndaj civilëve ukrainas.

Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në muajin e 12-të.