Robotët luftarak rus kundër tankeve ukrainase
https://parstoday.ir/sq/news/world-i139108-robotët_luftarak_rus_kundër_tankeve_ukrainase
Rusia po përpiqet të përdorë robotë luftarakë për t'iu kundërvënë tankeve ukrainase.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 03, 2023 07:18 Europe/Tirane
  • Robotët luftarak rus kundër tankeve ukrainase

Rusia po përpiqet të përdorë robotë luftarakë për t'iu kundërvënë tankeve ukrainase.

Newsweek shkroi se Dmitri Rogozin, kreu i grupit këshillues ushtarak "Ujqërit e Carit", shpërndau një video të një roboti luftarak dhe njoftoi se katër robotë "Marker" kanë hyrë në Donbass ashtu siç ishte planifikuar.  Ai shtoi:  "Ne në përbërjen e robotëve luftarakë do të fillojmë ngarkimin e imazheve të objektivave, dizajnimin e metodave të luftës dhe instalimin e armëve anti-tank me fuqi të lartë". Në fund të janarit, Rogozin njoftoi planin për të dërguar robotë "Marker" në Donbass. Sipas tij, modeli sulmues i këtij roboti mund të shkatërrojë tanket Abrams të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara dhe tanket gjermane Leopard të dhuruara për forcat e armatosura të Ukrainës. Ky postim nga Rogozin vjen pasi Ukraina do të marrë disa lloje tankesh nga SHBA, Gjermania dhe vende të tjera anëtare të NATO-s. Presidenti amerikan Joe Biden ditë më parë njoftoi një plan për të dërguar 31 tanke M1 Abrams në Ukrainë. Gjermania së fundmi njoftoi se do t'i sigurojë Ukrainës tanke luftarake Leopard 2. Megjithatë, Anatoli Antonov, ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, ka thënë: “Pa dyshim që tanket amerikane do të shkatërrohen, ashtu si edhe shembujt e tjerë të pajisjeve ushtarake të NATO-s.