Pekini reagon ndaj akuzave për spiunazh në qiellin amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i139148-pekini_reagon_ndaj_akuzave_për_spiunazh_në_qiellin_amerikan
Pekini reagoi ndaj pretendimeve të SHBA-së ditët e fundit se një balonë spiune kineze po fluturon në qiellin amerikan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 03, 2023 16:19 Europe/Tirane
  • Pekini reagon ndaj akuzave për spiunazh në qiellin amerikan

Pekini reagoi ndaj pretendimeve të SHBA-së ditët e fundit se një balonë spiune kineze po fluturon në qiellin amerikan.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze reagoi ndaj akuzave të Uashingtonit se Pekini po spiunonte duke përdorur një balonë. Ajo u kërkoi amerikanëve që të shmangin zmadhimin jashtë mase të gjërave dhe shkaktimin e telasheve. Sipas AFP, Mao Ning në përgjigje të deklaratave amerikane se një balonë spiune kineze po fluturonte mbi qiellin amerikan prej disa ditësh, njoftoi: "Jemi në proces të verifikimit të së  vërtetës së kësaj afere". Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze shtoi: "Deri në ditën që të dalë e vërteta, të bësh zhurma të mëdha bazuar në spekulime dhe hamendje do të jetë e kotë". Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka shtyrë udhëtimin e planifikuar për në Kinë, për shkak të tensioneve të krijuara nga balona kineze që fluturoi mbi qiellin e shtetit të Montanës. Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit njoftoi se sekretari Blinken do të udhëtojë për në Kinë “kur të mundësohen kushtet për një gjë të tillë”.