Amerika rrëzoi balonën spiune kineze
Shtetet e Bashkuara rrëzuan një balonë spiune kineze mbi Oqeanin Atlantik.
Sipas Guardian; Avionët luftarakë amerikanë rrëzuan një balonë kineze që fluturonte mbi brigjet e Karolinës së Jugut. Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se pas urdhrit të tij ushtria amerikane kishte rrëzuar me sukses balonën kineze, e cila ditët e fundit kishte shkaktuar tension mes Uashingtonit dhe Pekinit. Operacioni i grumbullimit të pjesëve të mbetura të kësaj balone është në vazhdim e sipër. Zyrtarët në Uashington shpresojnë të zbulojnë më shumë pjesë dhe pajisje për studime. Shtetet e Bashkuara prej disa ditësh kanë gjurmuar një balonë të dyshuar kineze spiunazhi që është parë mbi hapësirën ajrore të vendit, njoftuan zyrtarët amerikanë. Ministria e Jashtme kineze në përgjigje të veprimit të Shteteve të Bashkuara për rrëzimin e një “balone të motit” që Pentagoni e quajti “balonë spiune kineze”, shprehu pakënaqësinë e saj. Kina njoftoi se balona që fluturonte mbi Shtetet e Bashkuara ishte civile dhe përdorej për qëllime meteorologjike dhe shkencore por ajo u devijua nga erërat e forta. Në të njëjtën kohë, pasi balona e dyshuar spiune e Pekinit u pa mbi pjesë të shtetit të Montana, Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken shtyu udhëtimin e tij të planifikuar në Kinë.