Kievi premtoi të mos sulmojë Rusinë me armë perëndimore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i139256-kievi_premtoi_të_mos_sulmojë_rusinë_me_armë_perëndimore
Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov premtoi të dielën se vendi i tij nuk do të përdorë armët e marra nga Uashingtoni për të sulmuar territorin rus dhe do të synojë vetëm forcat ruse të stacionuara në pjesët e okupuara të Ukrainës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 05, 2023 15:31 Europe/Tirane
  • Kievi premtoi të mos sulmojë Rusinë me armë perëndimore

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov premtoi të dielën se vendi i tij nuk do të përdorë armët e marra nga Uashingtoni për të sulmuar territorin rus dhe do të synojë vetëm forcat ruse të stacionuara në pjesët e okupuara të Ukrainës.

Reznikov shtoi: Ne gjithmonë u kemi thënë zyrtarisht aleatëve tanë se nuk do të përdorim armët e marra prej tyre për të sulmuar territorin rus dhe do të synojmë vetëm njësitë ruse që janë përkohësisht në territoret e okupuara të Ukrainës. Më herët dhe pas shqetësimit të përsëritur të vendeve që mbështesin Kievin për mundësinë e përdorimit të armëve perëndimore për të sulmuar territorin rus, kancelari gjerman Olaf Schultz tha të dielën herët se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ra dakord të mos përdorë armët perëndimore të dërguara në Kiev për të sulmuar territorin e Rusisë. Në një intervistë për gazetën gjermane, Bild, Scholz është shprehur se në bisedimet që ka pasur me Putinin, e ka bërë të qartë se ata kanë qëndrime shumë të ndryshme për luftën në Ukrainë. “E bëj shumë të qartë për Putinin që Rusia është përgjegjësja e vetme për luftën. Rusia e ka pushtuar fqinjën e saj pa arsye, për të marrë disa pjesë, apo gjithë Ukrainën nën kontrollin e saj”, u shpreh Scholz. Gjermania beson se veprimet e Rusisë e shkelin kornizën evropiane për paqe, andaj edhe i ka ofruar Ukrainës ndihmë financiare, humanitare dhe ushtarake.