Sondazhi: Një numër rekord amerikanëve janë më keq nën Biden
(last modified Mon, 06 Feb 2023 18:46:48 GMT )
Shkurt 06, 2023 19:46 Europe/Tirane
  • Sondazhi: Një numër rekord amerikanëve janë më keq nën Biden

Një numër rekord amerikanësh thonë se gjendja e tyre financiare është përkeqësuar që kur presidenti Joe Biden mori detyrën, tregon një sondazh i ri.

Sondazhi i kryer nga Washington Post-ABC News sugjeron se katër në dhjetë amerikanë - 41 përqind - janë më keq financiarisht sesa ishin kur Biden mori detyrën dy vjet më parë. Në të kundërt, gati dy vjet në presidencën e Donald Trump, 13 përqind e amerikanëve thanë se gjendja e tyre ishte përkeqësuar më shumë, 25 për qind, ishin në gjendje më të mirë financiarisht. Presidenti demokrat ka vetëm 37 për qind miratim për menaxhimin e ekonomisë, 38 për qind për luftën në Ukrainë dhe 28 për qind për situatën e emigracionit në kufirin me Meksikën. Vlerësimi i miratimit të tij është shumë nën mesataren krahasuar me 13 presidentët e mëparshëm të Shteteve të Bashkuara. Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen paralajmëroi javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara po përballen me një krizë katastrofike borxhi nëse Kongresi nuk arrin të ngrejë tavanin ligjor të borxhit për të shmangur një falimentim të qeverisë.

 

Tags