Biden pohon vetëvrasjen e ushtarëve amerikanë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pohuar se çdo ditë shtatëmbëdhjetë ushtarë amerikanë kryejnë vetëvrasje për shkak të problemeve mendore dhe emocionale.
Gjendja e keqe mendore-psikologjike e ushtarëve amerikanë në sektorë të ndryshëm, veçanërisht atyre që detyrohen të jenë në misione afatgjata në vende të ndryshme të botës, ose kanë marrë pjesë më parë në luftëra, është rritur dhe ka shënuar epideminë e vetëvrasjeve në ushtrinë amerikane.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se presidenti amerikan Joe Biden në fjalimin e tij vjetor të martën në mbrëmje, deklaroi: "Ne duhet të ndërmarrim veprime për të krijuar vende pune për ish-personelin ushtarak (veteranët) të Amerikës. Askush nuk duhet të jetë i pastrehë në Amerikë, kjo është veçanërisht e vërtetë për ish-ushtarakët që i kanë shërbyer vendit".
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shtoi: "Çdo ditë humbnim njëzet e pesë ushtarakë veteranë për shkak të vetëvrasjes. Tani ne humbasim shtatëmbëdhjetë ushtarakë veteranë për shkak të vetëvrasjes çdo ditë".
Biden deklaroi se shtatëmbëdhjetë ish-ushtarakë kryejnë vetëvrasje çdo ditë, që është më shumë se numri i njerëzve që vriten në luftërat aktuale të Shteteve të Bashkuara.
Sipas presidentit të Shteteve të Bashkuara, Administrata e Çështjeve të Veteranëve duhet të ekzaminojë shëndetin mendor të këtyre njerëzve.