Zelensky në Londër për më shumë ndihma
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbërriti sot në Mbretërinë e Bashkuar, vizita e tij e parë në këtë shtet që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës një vit më parë.
Pikërisht në ditën e vizitës së tij, qeveria britanike njoftoi se trajnimi që u bën forcave ukrainase do të zgjerohet dhe në stërvitje do të përfshihen edhe pilotët e avionëve luftarakë dhe marinsat. Ndërsa ish-kryeministri Boris Johnsoni i kërkoi Rishi Sunak që të furnizojë Ukrainën me avionë dhe më shumë tanke. “Ne kemi më shumë se 100 avionë Typhoon. Ne kemi më shumë se 100 tanke Challenger 2. Përdorimi më i mirë i vetëm për cilindo nga këto artikuj është vendosja e tyre tani për mbrojtjen e ukrainasve – jo më pak sepse kështu garantojmë sigurinë tonë afatgjatë”, u shpreh ish-kryeministri britanik.