Erdogan: Është e pamundur të përgatitesh për këtë fatkeqësi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i139416-erdogan_Është_e_pamundur_të_përgatitesh_për_këtë_fatkeqësi
Presidenti i Turqisë është kundërpërgjigjur ndaj zemërimit në rritje të popullit për përgjigjen e shtetit në lidhje me situatën në vend, duke thënë: Nuk është e mundur të përgatitemi për një fatkeqësi kaq të madhe.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 08, 2023 19:52 Europe/Tirane
  • Erdogan: Është e pamundur të përgatitesh për këtë fatkeqësi

Presidenti i Turqisë është kundërpërgjigjur ndaj zemërimit në rritje të popullit për përgjigjen e shtetit në lidhje me situatën në vend, duke thënë: Nuk është e mundur të përgatitemi për një fatkeqësi kaq të madhe.

Rexhep Tajip Erdogan gjatë një vizite në Hatay, një nga rajonet më të goditura nga tërmeti, u tha gazetarëve se numri zyrtar i të vdekurve ishte rritur në 9,057. Ai i përshkroi si “provokatorë” njerëzit që thoshin se nuk i kishin parë fare forcat e sigurisë në disa zona. Gjatë një ndalese tjetër në turneun e tij në zonat në zonën e fatkeqësisë më herët sot, ai pranoi disa probleme fillestare por tha se situata ishte tani “nën kontroll”. Kritikat nga figurat e opozitës dhe në terren po rriten. Disa pretendojnë se përpjekjet emergjente kanë qenë shumë të ngadalta dhe se nuk është bërë mjaftueshëm për të përgatitur rajonin e prirur nga tërmeti gjatë tetë viteve të tij në detyrë. “Nëse ka një person përgjegjës për këtë ai është Erdogan,” tha Kemal Kilicdaroglu, kreu i partisë kryesore opozitare turke. Erdogan ka njoftuar tre muaj gjendje emergjence në 10 provincat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar. Në zgjedhjet presidenciale të majit presidenti përballet me opozitarin Kilicdaroglu, i cili është ankuar për manipulim të gjendjes nga tërmeti, nga agjencitë e “propagandës” së presidentit. Kilicdaroglu  tha se qeveria e Erdogan, 20 vjet pas tërmetit shkatërrimtar të 1999 “nuk është ende përgatitur për tërmetet.” “Ku kanë shkuar taksat e tërmeteve që mblidhen nga viti 1999?” tha ai për rrjetin AFP.