Rusia sanksionon 77 amerikanë
Ministria e Jashtme ruse njoftoi të mërkurën se Moska ka vendosur sanksione ndaj 77 shtetasve të tjerë amerikanë, përfshirë guvernatorët e disa shteteve të këtij vendi dhe disa të afërm të tyre.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë në lidhje me këtë thuhet: Në përputhje me kundërmasat, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka shtuar në listën e zezë 77 shtetas amerikanë. Kjo do të thotë se ata nuk mund të hyjnë më në Rusi. Kjo listë përfshin krerët e një sërë agjencish dhe kompanish federale që janë të përfshirë në furnizimin me armë në Kiev. Fëmijët e Mitch McConnell dhe Chuck Schumer, senatorë të Kongresit të SHBA, si dhe Nancy Pelosi, janë në mesin e personave të sanksionuar. Këto sanksione vijnë një javë pasi Uashingtoni vendosi sanksione kundër 22 individëve dhe subjekteve në disa vende, të cilat, sipas Departamentit të Thesarit të SHBA-së, ishin të përfshirë në anashkalimin e sanksioneve kundër industrisë ruse të mbrojtjes.