Makron:  Ukraina mund të llogarisë mbështetjen e Francës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i139432-makron_ukraina_mund_të_llogarisë_mbështetjen_e_francës
Presidenti francez Emmanuel Macron në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe kancelarin gjerman Olaf Schulz në Paris tha: Ukraina mund të mbështetet tek Franca për të fituar luftën me Rusinë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 09, 2023 08:29 Europe/Tirane
  • Makron:  Ukraina mund të llogarisë mbështetjen e Francës

Presidenti francez Emmanuel Macron në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe kancelarin gjerman Olaf Schulz në Paris tha: Ukraina mund të mbështetet tek Franca për të fituar luftën me Rusinë.

Sipas France 24, Macron theksoi se Franca është e vendosur të ndihmojë Ukrainën që të fitojë dhe të rivendosë të drejtat e saj ligjore. Parisi do të vazhdojë përpjekjet e tij për dërgimin e armëve në Kiev. Macron shtoi: Franca do të qëndrojë me vendosmëri në krah të Ukrainës në luftën kundër Rusisë, ashtu siç Zelenski, Schultz dhe unë tani po qëndrojmë krah për krah në pallatin presidencial Elysee. Ai shtoi:  Rusia nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë këtë luftë. Macron tha:  Për sa kohë që Rusia vazhdon sulmet e saj, ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen ushtarake të nevojshme për të ruajtur Ukrainën dhe të ardhmen e saj. Kancelari gjerman, i cili mbërriti në Paris disa orë para Zelenski, theksoi se Ukraina i përket familjes evropiane dhe në këtë konferencë të përbashkët për shtyp ai shtoi:  Evropa do të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Schultz tha: Udhëheqësit e Bashkimit Evropian në samitin e Bashkimit Evropian do të dërgojnë një sinjal të fortë solidariteti për popullin ukrainas në Kiev. Vizita e presidentit të Ukrainës në Paris u bë disa orë pas fjalimit të tij në seancën e përbashkët të Parlamentit britanik në Londër. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, pas udhëtimit njëditor në Angli, të mërkurën mbërriti në Francë. Ky është udhëtimi i tij i dytë jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Në këtë udhëtim ai në Pallatin Elysee u takua me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Schulz. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i cili dje vizitoi Anglinë, gjatë një fjalimi në Parlamentin e këtij vendi kërkoi nga Londra që ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë. Zyra e Kryeministrit britanik pas takimit mes kryeministrit Rishi Sunak dhe presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, njoftoi se qeveria e Londrës në afat të shkurtër nuk ka plane për të transferuar avionët e saj luftarakë në Ukrainë. Para se të udhëtonte për në Paris, Zelenski gazetarëve u tha:   Gjatë këtij udhëtimi, unë me krerët e Bashkimit Evropian do të diskutoj furnizimin e Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi. Presidenti i Ukrainës, i cili po kërkon të marrë më shumë armë dhe ndihma nga vendet evropiane, do të marrë pjesë në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Më parë Zelenski do të flasë në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe më pas do të marrë pjesë në samitin e BE-së