Një i pastrehë sulmon në ashensor kongresmenen amerikane
Një person i pastrehë në Amerikë ka sulmuar kongresmenen e Kongresit të Amerikës dhe e ka rrahuar atë fizikisht.
Amerika e cila konsiderohet se është ekonomia liberlale më e madhe e botës, në brendësinë e vetë po përballet me mijëra probleme të natyrës ekonomike. Njerëzit e pastrehë numri i të cilëve është rritur në mënyrë të konsiderueshëm gjatë viteve të fundit, janë rezultat i të menduarit kapitalist në këtë vend. Edhe pse politikanët janë tërësisht indiferent ndaj kësaj shtrese të shoqërisë amerikane, mirëpo nganjëherë ata përballen me pasojat e këtij problemei shoqëror.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se ditën e enjte një burrë i pastrehë ka sulmuar Angie Craig, një demokrate nga Minesota, e cila iu kundërpërgjigj duke i hedhur kafe të nxehtë sulmuesit, thuhet në një raport të policisë.
Burri i dyshuar për sulmin ndaj kongresmenes në ashensorin e banesës së saj në Uashington DC të enjten është arrestuar, thotë policia.
26-vjeçari, pa adresë fikse, është akuzuar për sulm të thjeshtë. Rasti nuk mendohet të jetë i motivuar politikisht.
E zgjedhur në Kongres në vitin 2018, zonja Craig, 50 vjeçe, është nënë e katër fëmijëve dhe shërben si bashkëkryetare e Grupit të Kongresit për Barazinë.