Reagimi i Putinit ndaj largimit të kompanive të huaja nga Rusia
https://parstoday.ir/sq/news/world-i139526-reagimi_i_putinit_ndaj_largimit_të_kompanive_të_huaja_nga_rusia
Presidenti i Rusisë tha se ndërprerja e aktiviteteve të kompanive të huaja në vendin e tij është në interes të kompanive ruse.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 10, 2023 16:18 Europe/Tirane
  • Reagimi i Putinit ndaj largimit të kompanive të huaja nga Rusia

Presidenti i Rusisë tha se ndërprerja e aktiviteteve të kompanive të huaja në vendin e tij është në interes të kompanive ruse.

Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në shkurt 2022, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë rritur shumë sanksionet dhe presionin kundër Rusisë, një veprim i cili, natyrisht, ka sjellë përgjigjen e Moskës. Në këtë drejtim, Këshilli i Bashkimit Evropian, më 27 janar, ra dakord për zgjatjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë për 6 muaj. Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia ruse do të shënojë rritje në vitin 2023 edhe pse është nën sanksionet më të rënda. Sipas Guardian, në një fjalim sarkastik drejtuar kompanive të huaja që janë larguar nga Rusia për shkak të pushtimit të Ukrainës, Putin tha se ndalimi i aktiviteteve të kompanive të huaja në vendin e tij është në interes të kompanive ruse. Presidenti i Rusisë tha: Sot, shumë prej kompanive të huaja po largohen nga tregu ynë nën presionin e qeverive të tyre. I uroj atyre më të mirat. Por ata po pësojnë një humbje të madhe duke humbur tregun tonë. Është zgjedhja e tyre, është vendimi i tyre. Ata duhet të kenë menduar se gjithçka do të prishej në Rusi, por nuk është aspak kështu. Putin shtoi: "Asgjë nuk po shembet dhe falimentimi nuk po ndodh në Rusi”.