Goditet një objekt i paidentifikuar në veri të Kanadasë
(last modified Sun, 12 Feb 2023 09:17:44 GMT )
Shkurt 12, 2023 10:17 Europe/Tirane
  • Goditet një objekt i paidentifikuar në veri të Kanadasë

Kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi se me urdhër të tij, një avion luftarak amerikan rrëzoi një objekt të paidentifikuar që u pa në veri të Kanadasë.

Sipas IRNA, Trudeau në Twitter shkroi: Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) e ushtrisë amerikane e rrëzoi këtë objekt mbi rajonin Yukon.  Trudeau tha se ai kishte folur edhe me presidentin Joe Biden dhe është rënë dakord që forcat kanadeze të marrin dhe analizojnë objektin. Ky është objekti i tretë fluturues që hyn në hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut dhe që u rrëzua në dy javët e fundit. Ministrja kanadeze e mbrojtjes Anita Anand nuk pranoi të spekulonte mbi origjinën e objektit, por tha se ishte në formë cilindrike. Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara rrëzuan një balonë kineze që fluturoi mbi Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Një tjetër objekt u rrëzua të premten mbi Alaskë. Pasi u publikua lajmi për shkatërrimin e balonës kineze mbi qiejt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Uashingtoni kishte vendosur gjashtë kompani kineze të hapësirës ajrore në listën e sanksioneve, të dyshuara për përfshirje në programin e balonave të zbulimit të Pekinit. Edhe pse Pekini pretendon se kjo balonë spiune kishte përdorim në matjen e motit dhe se kishte devijuar nga kursi i saj, zyrtarët amerikanë thonë se kjo balonë ishte spiune dhe funksiononte nën mbikëqyrjen e ushtrisë kineze. Kjo çështje ditët e fundit ka rritur tensionet mes Pekinit dhe Uashingtonit.