Zakharova: Sanksionet perëndimore i afruan më shumë Iranin dhe Rusinë
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse njoftoi se pavarësisht sanksioneve, marrëdhëniet mes Moskës dhe Teheranit janë në rritje, duke përfshirë edhe ato komerciale.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova i cilësoi sanksionet perëndimore kundër Moskës dhe Teheranit si efektive në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis këtyre dy vendeve. Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, deklaroi të hënën se presionet dhe sanksionet e huaja nuk mund të jenë pengesë për bashkëpunimin mes Moskës dhe Teheranit. Përkundrazi, këto kufizime të vazhdueshme të paligjshme mund të ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. Duke iu referuar deklaratave të fundit të presidentit francez Emmanuel Macron në lidhje me zgjerimin e sanksioneve kundër Republikës Islamike për shkak të mbështetjes së Teheranit për Moskën, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse theksoi se Rusia dhe Irani po zhvillojnë bashkëpunim reciprokisht të dobishëm pavarësisht nga këndvështrimi i Perëndimit. Zakharova theksoi se në kundërshtim me pritjet e perëndimorëve, kufizimet e paligjshme ndaj Iranit dhe Rusisë, mund të ndihmojë edhe në forcimin e tendencave pozitive të rritjes së tregtisë së jashtme midis dy vendeve. Kjo zyrtare ruse përmendi se pavarësisht sanksioneve perëndimore, fluksi tregtar midis Rusisë dhe Iranit në vitin 2022 ka arritur në rreth pesë miliardë dollarë me një rritje prej 20.2%.