Macron: Evropa duhet të gjejë guximin për të negociuar me Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i139900-macron_evropa_duhet_të_gjejë_guximin_për_të_negociuar_me_rusinë
Duke thënë se Evropa është gati për një konflikt afatgjatë në Ukrainë, presidenti francez shtoi se është e pamundur të arrihet paqja në Evropë pa negociata me Rusinë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 17, 2023 19:46 Europe/Tirane
  • Macron: Evropa duhet të gjejë guximin për të negociuar me Rusinë

Duke thënë se Evropa është gati për një konflikt afatgjatë në Ukrainë, presidenti francez shtoi se është e pamundur të arrihet paqja në Evropë pa negociata me Rusinë.

Të premten, në hapjen e Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Emmanuel Macron deklaroi se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka dështuar në 4 raste, duke shtuar se një përfundim i shpejtë i luftës, është i pamundur. Në të njëjtën kohë, Macron pohoi se Evropa duhet të gjejë guximin për të negociuar me Rusinë. Sidoqoftë, presidenti francez tha se tani nuk është koha për këto bisedime, sepse Rusia ka zgjedhur luftën dhe duhet përballur. Duke iu referuar sanksioneve evropiane, Macron tha se bota ka treguar unitet serioz përballë agresionit të Rusisë, veçanërisht në fushën e sanksioneve, në mënyrë që Kievi të rezistojë dhe kjo të lejojë Ukrainën të hyjë në negociata të vlefshme. Në lidhje me forcimin e militarizmit francez ai tha: "Kemi paraqitur një projektligj për të rritur buxhetin tonë ushtarak në 400 miliardë euro. Nëse Franca dëshiron të mbrojë Evropën, duhet të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse dhe të rrisë prodhimin e armëve" .Presidenti francez shtoi se Evropa është gati për një konflikt afatgjatë në Ukrainë. Sipas Macron, Rusia sot nuk është vetëm në Ukrainë, por po krijon trazira edhe në Kaukaz, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.