Shkurt 18, 2023 17:22 Europe/Tirane
  • Moska: Ukraina hodhi municione toksike drejt pozicioneve ruse

"Forcat ukrainase qëlluan me municion me një substancë toksike të panjohur në pozicionet e forcave të armatosura ruse", - tha në një deklaratë ushtria e Rusisë.

Ushtria e Rusisë në një komunikatë për agjencinë ruse të lajmeve Rianovsti, deklaroi se në mëngjesin e së enjtes, më 16 shkurt 2023, dy helikopterë të ushtrisë ukrainase u kapën mbi pozicionet e forcave ruse në rajonin e Donetskut që njëri prej helikopterëve është rrëzuar shumë shpejtë, ndërsa tjetri ka hedhur municione me përmbajtje lëndë helmuese të panjohura mbi pozicionet e forcave ushtarake të Rusisë.

Sipas njoftimit të ushtrisë ruse, dy ushtarë rusë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të municionit me një substancë toksike të panjohur që është hedhur nga helikopteri i ushtrisë ukrainase mbi pozicionet e ushtrisë ruse.

Ushtria ruse deklaroi se mbetjet e municionit dhe predha e shpërthyer nga helikopteri i rrëzuar janë dërguar gjithashtu në laborator për hetime të mëtejshme.

Të enjten, më 16 shkurt 2023, Denis Pushilin, ushtrues detyre i kreut të rajonit të Donetsk, prezantoi faktet e përdorimit të armëve kimike nga Kievi.

Sipas Denis Pushilin, ushtria ukrainase po hedh armë kimike nga dronët në zonat ku janë vendosur forcat e armatosura ruse.

Sipas këtij raporti, Rusia ka formuar një komitet hetimor në lidhje me përdorimin e armëve kimike nga forcat e armatosura ukrainase.

Janarin e kaluar, duke ripublikuar një video të ushtrisë ukrainase në internet, faqja informative Russia Today raportoi se forcat ukrainase po prodhonin dhe depononin armë kimike.

Tags