Von der Leyen: Bashkimi Evropian bashkëpunon me industrinë ushtarake evropiane
Kryetarja e Komisionit Evropian tha se Bashkimi Evropian po kërkon një bashkëpunim të përbashkët me industrinë e tij të mbrojtjes për të përshpejtuar prodhimin e municioneve të nevojshme në Ukrainë dhe gjithashtu për të rimbushur arsenalin e vendeve evropiane që është boshatisur nga municionet dhe pajisjet.
Agjencia e lajmeve Reuters, njoftoi se Ursula von der Leyen, Kryetarja e Komisionit Evropian në Konferencën e Sigurisë së Mynihut sugjeroi gjithashtu që Bashkimi Evropian të bëjë atë që bëri gjatë epidemisë së Coronavirusit, dhe shtoi: Ne, për shembull, mund të konsiderojmë marrëveshje të avancuara blerjeje për armët. Konsideroni se kjo do të lejojë industrinë e mbrojtjes së BE-së të investojë në linjat e prodhimit për të operuar më shpejt dhe për të rritur shpërndarjen e municioneve dhe armëve. Edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian u kërkoi anëtarëve të bllokut të rrisin dhe përshpejtojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Josep Borrell tha sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih se “çështja kryesore dhe më urgjente gjeopolitike e Evropës është armatosja e Ukrainës”. Ai tha se është koha që të gjithë udhëheqësit ervropianë që po thonë se Ukraina duhet të mbizotërojë në luftë, të kalojnë nga fjalët në vepra. “Zelensky dhe ukrainasit po marrin shumë duartrokitje por pak municione. Ky është një paradoks. Atyre u duhen më pak duartrokitje dhe më shumë furnizime me armë. Ukrainasit po luftojnë, po paguajnë një çmim të lartë me jetët e tyre. Kjo luftë po ndodh në tokën evropiane, duke prekur sigurinë tonë dhe atë globale”, tha Borrell. Ai shtoi se Evropës i është dashur shumë kohë për marrjen e vendimeve kritike, siç është marrëveshja e muajit të kaluar për të furnizuar Kievin me tanke luftarake.