Kina paralajmëron: Amerika duhet të shmangë ndërhyrjen në çështjen e Tajvanit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i140012-kina_paralajmëron_amerika_duhet_të_shmangë_ndërhyrjen_në_çështjen_e_tajvanit
Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës paralajmëroi se Amerika duhet të shmangë ndërhyrjen në çështjen e Tajvanit dhe të ndalojë çdo vizitë zyrtare dhe shkëmbim ushtarak me ishullin e Tajvanit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 19, 2023 19:05 Europe/Tirane
  • Kina paralajmëron: Amerika duhet të shmangë ndërhyrjen në çështjen e Tajvanit

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës paralajmëroi se Amerika duhet të shmangë ndërhyrjen në çështjen e Tajvanit dhe të ndalojë çdo vizitë zyrtare dhe shkëmbim ushtarak me ishullin e Tajvanit.

Sipas Global Times, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, të shtunën tha: Kina i kërkoi Amerikës angazhimin e liderit të saj të lartë për të mos mbështetur separatistët që favorizojnë "pavarësinë e Tajvanit" dhe për të ndaluar çdo takim zyrtar dhe shkëmbim ushtarak me ishullin e Tajvanit dhe për të shmangur ndërhyrjen në çështjen e Tajvanit ose krijimin e faktorëve të rinj të tensionit mes Kinës dhe Tajvanit. Deklaratat e Wang u bënë pasi gazeta Financial Times raportoi se Michael Chase, zyrtari më i lartë i Pentagonit përgjegjës për Kinën, planifikon të vizitojë ishullin e Tajvanit në ditët në vijim. Ajo tha se Chase do të jetë më i zyrtari i lartë i mbrojtjes amerikane që do të vizitojë ishullin që nga viti 2019. Marrëdhëniet Kinë-SHBA janë të tensionuara për shkak të kërcënimeve të Pekinit kundër Tajvanit dhe manifestimit të forcës ushtarake kineze në Detin e Kinës Jugore.