Gjermania humb 100 miliardë euro nga lufta në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i140042-gjermania_humb_100_miliardë_euro_nga_lufta_në_ukrainë
Një institut gjerman i kërkimeve ekonomike tha se vendi ka humbur 100 miliardë euro gjatë luftës në Ukrainë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 20, 2023 13:48 Europe/Tirane
  • Gjermania humb 100 miliardë euro nga lufta në Ukrainë

Një institut gjerman i kërkimeve ekonomike tha se vendi ka humbur 100 miliardë euro gjatë luftës në Ukrainë.

Kohët e fundit, më shumë se 506,000 njerëz në Gjermani nënshkruan një peticion duke i kërkuar kancelarit Olaf Schultz të ndalonte dërgimin e armëve në Ukrainë dhe në vend të kësaj të ndihmonte në vendosjen e bisedimeve të paqes midis Moskës dhe Kievit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Marcel Fratscher, kreu i Institutit të Kërkimeve Ekonomike të Gjermanisë, tha: "Pasojat e luftës në Ukrainë kanë goditur ekonominë e vendit me 100 miliardë euro deri më tani".

Duke iu referuar rritjes së çmimeve të energjisë në Gjermani, Fratescher shtoi: "Gjermanët do të vazhdojnë të përballen me rritjen e këtyre çmimeve edhe vitin e ardhshëm".

Kreu i Institutit Gjerman të Kërkimeve Ekonomike në vazhdim e konsideroi furnizimin me energji në këtë vend të varur nga energjia ruse. Pas embargos së shteteve perëndimore ndaj Rusisë, çmimi i energjisë në Gjermani u rrit dhe kjo bëri që rreth 2.5% e totalit të prodhimit vendas të këtij vendi të pësojë goditje të rëndë.