Biden mbërriti në Poloni pas një udhëtimi të papritur në Ukrainë
(last modified Tue, 21 Feb 2023 07:10:41 GMT )
Shkurt 21, 2023 08:10 Europe/Tirane
  • Biden mbërriti në Poloni pas një udhëtimi të papritur në Ukrainë

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, presidenti amerikan Joe Biden, i cili më parë kishte vizituar Ukrainën në një vizitë të paparalajmëruar, të hënën në mbrëmje mbërriti në Poloni.

Udhëtimi i Biden në Kiev erdhi përpara udhëtimit të tij të planifikuar në Varshavë. Ai pritet të shkojë në Varshavë dhe më pas të takohet me liderët e vendeve të Frontit Lindor të NATO-s. Biden fillimisht fluturoi nga Baza e Forcave Ajrore Andreës në Gjermani për në Poloni me Air Force One (avioni special i Presidentit të SHBA) dhe të dielën hipi në një tren për të shkuar në Kiev. Pasi ka qëndruar në Kiev për rreth 5 orë, presidenti amerikan ka hipur edhe një herë në tren dhe është larguar nga ky vend, duke shkuar drejt Polonisë. Ai e bëri këtë vajtje-ardhje 10-orëshe me vetëm një grusht këshilltarësh dhe dy gazetarë. Gjatë këtij udhëtimi Biden u takua me homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski. Udhëtimi i Biden në prag të luftës njëvjeçare në Ukrainë, është udhëtimi i tij i parë në këtë vend.  Më pas Biden me tren shkoi në Varshavë, kryeqytetin e Polonisë, ku do të takohet me presidentin polak Andrzej Duda. Gjatë vizitës së tij në Poloni, Biden do të mbajë një fjalim në pallatin e mbretëror në qendër të Varshavës dhe do të marrë pjesë në takimin e liderëve të nëntë vendeve të Bllokut Lindor të NATO-s.

Tags