Dy tërmete të tjera të fuqishme godasin Turqi
Sipas Guardian; Pas tërmeteve me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë në provincën Hatay të Turqisë, tre persona kanë humbur jetën dhe 213 janë plagosur.
Mbrëmë, dy tërmete me magnitudë 6.4 dhe 5.8 kanë tronditur sërish qytetin Hatay, qendër e provincës Antakia të Turqisë, duke shkaktuar panik tek njerëzit që i mbijetuan tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit. Sipas mediave turke, nga ky tërmet janë shembur plotësisht një sërë ndërtesash të dëmtuara nga tërmeti i mëparshëm në Hatay. Disa ndërtesa të dëmtuara në qytetin Hatay u shkatërruan plotësisht, njoftuan mediat turke. Tërmetin në Turqi e ndjenë edhe qipriotët. Këto tërmete janë ndjerë edhe në qytetin e Alepos dhe ndërtesat janë lëkundur fuqishëm dhe njerëzit kanë dalë nëpër rrugë. Tërmete janë ndjerë edhe në qytetet e Damaskut dhe Latakias. Pas tërmetit pranë kufirit midis Turqisë dhe Sirisë disa ndërtesa janë shembur në qytetet siriane Jandires dhe Azaz. Nga dy tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.6 të shkallës Rihter që dy javë më parë goditën 11 provincat jugore të Turqisë, deri më tani kanë vdekur më shumë se 41 mijë persona.