Medvedev thekson nevojën për të çrrënjosur neo-nazizmin
Dmitry Medvedev, zv/shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ruse, theksoi domosdoshmërinë e çrrënjosjes së neonazizmit në botë dhe tha: "Për të parandaluar një luftë të re botërore, duhet të arrihen qëllimet e operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukrainë".
Lufta në Ukrainë me të gjitha pasojat e saj të gjera politike, ushtarake, ekonomike, sociale dhe madje kulturore ka hyrë në vitin e dytë dhe dërgimi i armëve nga vendet perëndimore në Ukrainë po vazhdon në përmasa të gjera.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Dmitry Medvedev, uv/shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë sot (e premte), në përvjetorin e fillimit të operacioneve ushtarake të Rusisë në rajonin e Donbasit të Ukrainës, theksoi fitoren e Rusisë në luftën me Ukrainën.
Ndërsa theksoi nevojën për të eliminuar kërcënimet kundër kufijve të Rusisë, Medvedev tha: "Lufta në Ukrainë do të përfundojë me një fitore ose mund të përfundojë me një marrëveshje".
Ai shtoi: "Ne duhet të largojmë kërcënimet nga vendi ynë sa më shumë që të jetë e mundur, edhe nëse është e nevojshme të shkojmë deri në kufijtë e Polonisë".
Duke vlerësuar ushtrinë ruse në luftën me Ukrainën, Medvedev tha: "Pas fitores së Rusisë do të zhvillohen negociata të vështira me Zelenskin, sigurisht nëse ai është gjallë".