Zelensky: Nuk do të tërhiqemi derisa rusët vrasës të ndëshkohen
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy të premten, në përvjetorin e parë të sulmit të gjithanshëm të Rusisë në territorin e vendit të tij, në një mesazh të fitores përfundimtare theksoi : Ne do ta mposhtim armikun.
Zelensky gjithashtu bëri thirrje për një minutë heshtje në kujtim të atyre që humbën jetën në konflikt. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është zotuar të synojë fitore në vitin 2023, derisa sot u bë 1 vit që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë. Zelensky shkroi në Twitter se ukrainasit e kishin dëshmuar veten se ishin “të pathyeshëm” në atë që ai e quajti “një vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe uniteti”. “Ne e dimë se viti 2023 do të jetë viti ynë i fitores”, thuhej në postimin e tij. Volodymyr Zelensky më pas shtoi: Ne jemi të fortë dhe do t'i mposhtim të gjithë. Kjo luftë filloi më 24 shkurt 2022. Dita që ishte dita më e gjatë e jetës sonë dhe dita më e vështirë në historinë tonë të re. Ne u zgjuam herët dhe që atëherë nuk kam fjetur. Zelensky më pas iu drejtua popullit të vendit të tij dhe theksoi: Ukraina "nuk do të ndalet derisa rusët vrasës të ndëshkohen". Lufta në Ukrainë ka mbushur një vit, ndërkohë që autoritetet ushtarake perëndimore kanë vlerësuar se viktimat nga të dyja anët e këtij konflikti, që është konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, janë mbi 100 mijë të vdekur ose të plagosur. Dhjetëra mijëra civilë kanë vdekur gjithashtu në këtë Lufta ka kushtuar shumë jetë dhe miliona njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe janë strehuar në vende të tjera. Në fillim të vitit 2022, forcat ukrainase penguan fitoren e shpejtë të ushtrisë ruse me rezistencë shembullore, dhe kjo luftë, të cilën Moska e quan "operacione ushtarake speciale", tani është kthyer në një betejë llogore më llogore në frontet lindore dhe jugore. Duke pasur parasysh se liderët e të dy vendeve nuk po tregojnë asnjë shenjë tërheqjeje nga pozicionet e tyre, perspektiva e përfundimit të hershëm të kësaj lufte duket e zymtë.