Tanket polake Leopard mbërritën në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i140246-tanket_polake_leopard_mbërritën_në_ukrainë
Tanket e para polake mbërritën në Ukrainë pasi aleatët perëndimorë njoftuan një seri sanksionesh të mëtejshme ekonomike, ushtarake dhe financiare kundër Rusisë në një përpjekje për të minuar makinën luftarake të Vladimir Putinit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 24, 2023 15:34 Europe/Tirane
  • Tanket polake Leopard mbërritën në Ukrainë

Tanket e para polake mbërritën në Ukrainë pasi aleatët perëndimorë njoftuan një seri sanksionesh të mëtejshme ekonomike, ushtarake dhe financiare kundër Rusisë në një përpjekje për të minuar makinën luftarake të Vladimir Putinit.

Sipas Guardian, kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha të premten, në përputhje me mbështetjen në rritje të vendeve perëndimore për Kievin në përvjetorin e parë të sulmit rus ndaj Ukrainës, se vendi i tij deri më tani ka dorëzuar 4 tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe ka plane për të transferuar më shumë tanke të tillë. Polonia ka lëshuar tashmë lejen për të eksportuar 14 tanke Leopard. Gjatë vizitës së tij në Kiev, Morawiecki i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy se Polonia dhe Evropa qëndrojnë pranë jush dhe mbështesin Ukrainën deri në fitoren e plotë mbi Rusinë. Polonia tha muajin e kaluar (janar) se planifikon të trajnojë për 5 javë ushtarët ukrainas për të operuar tanket Leopard 2. Morawiecki gjithashtu bëri thirrje për miratimin e një pakete të re dhe më të fortë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. BE tani po shqyrton raundin e dhjetë të sanksioneve kundër Moskës dhe ka njoftuar se 83 individë dhe subjekte ruse do të jenë në listën e tij të re të sanksioneve anti-ruse.