Evropa vendos një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i140260-evropa_vendos_një_paketë_të_re_sanksionesh_kundër_rusisë
Anëtarët e Bashkimit Evropian të premten në mbrëmje ranë dakord për paketën e 10-të të sanksioneve kundër Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 25, 2023 04:34 Europe/Tirane
  • Evropa vendos një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë

Anëtarët e Bashkimit Evropian të premten në mbrëmje ranë dakord për paketën e 10-të të sanksioneve kundër Rusisë.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në përvjetorin e parë të fillimit të luftës në Ukrainë ranë dakord për paketën e 10-të të sanksioneve kundër Rusisë. Nëse asnjë shtet anëtar i Bashkimit Evropian nuk proteston, miratimi përfundimtar i këtyre sanksioneve pritet të bëhet sot.  Në listën e kësaj pakete përmenden emrat e 120 individëve, institucioneve dhe tre bankave ruse. Bashkimi Evropian ka përsëritur sanksionet që u vendosën më parë nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Unioni pas deklaratës së G7, paralajmëroi çdo vend tjetër që ndihmon Rusinë në luftë.