Koment: "Viktima e Heshtur " e luftës në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i140266-koment_viktima_e_heshtur_e_luftës_në_ukrainë
Një vit pas luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, në media të ndryshme janë publikuar raporte të ndryshme për humbjet e jetëve dhe pronave të të dyja palëve, por pakkush i ka kushtuar vëmendje dëmeve dhe efekteve të kësaj lufte në mjedis.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 25, 2023 04:34 Europe/Tirane
  • Koment:

Një vit pas luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, në media të ndryshme janë publikuar raporte të ndryshme për humbjet e jetëve dhe pronave të të dyja palëve, por pakkush i ka kushtuar vëmendje dëmeve dhe efekteve të kësaj lufte në mjedis.

Gazeta Guardian në një raport shkruan: Tymrat toksikë, lumenjtë e ndotur, toka e helmuar, një natyrë plot gropa dhe pemë të prera, janë të gjitha dëmet mjedisore të shkaktuara nga një vit i luftës Rusi-Ukrainë. Shkencëtarët ukrainas, ambientalistët dhe autoritetet e vendit janë ende duke hetuar dhe duke bërë kërkime të gjera për të vërtetuar se kjo luftë është konflikti i parë që ka rezultuar në "krime mjedisore"; Prandaj, agresori duhet të jetë përgjegjës për kompensimin e dëmeve që deri më tani janë vlerësuar në më shumë se 50 miliardë dollarë.  Ministria e Mjedisit e Ukrainës ka caktuar një shërbim 24 orësh për qytetarët e këtij vendi për të raportuar me telefon rastet që lidhen me “vrasjet me bombë”.   Deri më tani janë raportuar 2303 raste dhe kjo listë përditësohet çdo javë. Disa pre rasteve të raportuara deri më tani mbi këto krime janë:  Ukrainës i është dashur të neutralizojë 320 mijë e 104 mjete shpërthyese. Këto mjete janë ende një kërcënim potencial për pothuajse një të tretën e këtij vendi . 160 zona të mbrojtura natyrore dhe 16 laguna përballen me kërcënimin e shkatërrimit  Një numër i madh minash në Detin e Zi kërcënojnë anijet dhe jetën detare të  600 llojeve shtazore dhe 880 llojeve bimore. Një e treta e tokës së Ukrainës është bërë e papunueshme për bujqësi dhe 40% e tokës së punueshme të vendit nuk është e disponueshme për kultivim. Aleksandr Stavnichuk, zëvendës i Departamentit të Kontrollit të Mjedisit të Ukrainës, gjatë një seminari në Kiev në lidhje me këtë tha: Të gjitha dëmet e shkaktuara nga ndotja e tokës, ujit dhe ajrit, arrijnë në 51.4 miliardë dollarë.  Sigurisht, në një situatë të tillë, Ukraina këtë rast po e përdor si propagandë efektive gjatë kohës së luftës. Me fjalë të tjera, në mes të rritjes së ndjeshmërisë klimatike dhe mjedisore, qeveria e Ukrainës e di se duke i kujtuar botës perëndimore të tilla raste ajo mund të pushtojë mendjet dhe zemrat e të tjerëve; Ajo pretendon se ambienti mjedisor është shkatërruar nga një “diktaturë” që nuk e vlerëson natyrën.  Përveç rasteve të përmendura, sulmet ndaj qendrave industriale si Odessa, Donetsk dhe Volyo kanë shkaktuar çlirimin e monoksidit të karbonit, oksideve të azotit dhe kimikateve të tjera toksike. Kjo luftë ka shkaktuar edhe zjarre të mëdha në pyje dhe janë shkatërruar rreth 17 mijë hektarë pyje, veçanërisht në rajonin e Luhanskut.  Por shqetësimi më i madh është centrali bërthamor i Zaporizhisë; Një rajon i kontrolluar nga Rusia, ku të dyja palët (Rusia dhe Ukraina) me sulmet e tyre e kanë dëmtuar këtë termocentral. Aktualisht sistemi i ftohjes së këtij termocentrali po përballet me kërcënime serioze.