Reagimi i Antonov për pezullimin e anëtarësimit të Rusisë në FATF
"Pezullimi i anëtarësimit të Rusisë në "Task Forcën e Veprimit Financiar" të FATF mund të dëmtojë ndjeshëm përpjekjet globale për të luftuar pastrimin e parave",- tha ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në përgjigje të këtij veprimi, Anatoli Antonov deklaroi: "Sekretari amerikan i thesarit nuk është në gjendje të kuptojë se pezullimi i anëtarësimit të Rusisë në këtë institucion konsiderohet një hap i rrezikshëm që përfundimisht do të çojë në dobësimin e mekanizmit global për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë".
Ky diplomat i lartë rus shtoi gjithashtu se duket se Uashingtoni është i gatshëm të sakrifikojë mirëqenien dhe stabilitetin e njerëzimit për të zgjidhur në mënyrë përçmuese dhe çmendurisht një llogari të vjetër me Rusinë.
Ai theksoi: "Është e qartë se të gjithë anëtarët e FATF-së mund të përdoren për nevojat oportuniste të Uashingtonit me qëllim zgjerimin e përpjekjeve për të garantuar sigurinë ndërkombëtare. Vendimi i këtij grupi për të pezulluar anëtarësimin e Rusisë në këtë organizatë është një “akt historik”".
Ndërsa pezulloi anëtarësimin e Rusisë me pretekstin e luftës në Ukrainë, Task Forca e Veprimit Financiar (FATF) me seli në Paris, në një deklaratë pretendoi se veprimet e Rusisë janë në mënyrë të papranueshme kundër parimeve themelore të FATF.
Në këtë deklaratë, pretendohet se Rusia është ende përgjegjëse për detyrimet e saj për zbatimin e masave dhe standardeve të Task Forcës së Veprimit Financiar FATF dhe duhet të vazhdojë të përmbushë dhe zbatojë detyrimet e saj financiare!!!