Zelensky: Jemi gati të sulmojmë Krimenë
Presidenti i Ukrainës deklaroi hapur se Kievi po përgatitet të sulmojë dhe pushtojë gadishullin e Krimesë.
Volodymyr Zelensky deklaroi publikisht përgatitjen e Kievit për të sulmuar Krimenë dhe për të hequr këtë gadishull nga territori i Rusisë.
Zelensky në lidhje me këtë sulm, deklaroi: "Ne po përgatisim masa ushtarake dhe po përgatitemi për të. Mendërisht, ne tashmë jemi gati. Ne jemi edhe teknikisht gati, kemi përgatitur armë, njësi dhe lloje të njësive sulmuese, jo vetëm në Ukrainë, por kemi dërguar njerëz në vende të tjera për stërvitje".
Zelensky, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas, janë zotuar në mënyrë të përsëritur të rimarrin tokat e mëparshme të Ukrainës nga Rusia, duke përfshirë Krimenë.
Krimea pas mbajtjes së një referendumi, iu aneksua Rusisë në vitin 2014, pas grushtit të shtetit të ashtuquajtur "Sheshi" në Kiev.
Gjithashtu, pas fillimit të operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë, më 24 shkurt 2022, katër rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson gjithashtu iu bashkuan Rusisë pas mbajtjes së një referendumi.